Ky masque e pasur në krem përmban fito-keratinë natyrale 100%, e përbërë nga aminoacide me peshë të ulët molekulare, të afta të penetrojnë në fibrat e flokëve. Ristrukturon në thellësi strukturën protekive të flokëve dhe riparon lidhjet e squfurit, lidhje të rëndësishme që mbajnë së bashku zinxhirët e proteinave. E asociuar me Fito-Keratina është ekstrakti i farave të Camelina Sativa, i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe omega 6, të cilat kanë një veprim të fuqishëm qetësues dhe ushqyes në skalpin e kokës, duke e bërë atë ideal gjithashtu për lëkurën e ndjeshme. Jep forcë, elasticitet, shkëlqim dhe butësi flokëve, duke parandaluar gjithashtu dëmet e ardhshme.